Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lumezi e Palla në Mitrovicë, porosisin prokurorët serbë të angazhohen për garantimin e rendit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi - që vazhdon të mbetet i heshtur sa i përket dosjes së tij, pas mbylljes së hetimeve - së bashku me kryeprokurorin e EULEX-it Claudio Palla, vizituan sot Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Sipas njoftimit për media, gjatë kësaj vizite kryeprokurori Lumezi dhe kryeprokurori Palla, janë takuar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqri Syla, me prokurorët shqiptarë dhe ata serbë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeprokurori Lumezi, gjatë këtij takimi ka biseduar me prokurorët e kësaj prokurorie për kushtet e punës pas vendosjes në objektin e ri. Sipas njoftimit, Lumezi ka thënë se prokurorët duhet të angazhohen në luftimin e dukurive negative, me theks të veçantë në luftimin e krimit dhe korrupsionit, si dhe ka kërkuar nga prokurorët serbë që janë integruar së fundmi në sistemin prokurorial, të fokusohen në punët dhe obligimet që dalin nga funksioni i prokurorit, duke dhënë kontributin tyre në ketë drejtim. Po ashtu, ka kërkuar nga ta që të ndërtojnë raportet kolegjiale sa më të mira dhe ndërnjerëzore, duke iu garantuar prokurorëve mbështetjen e tij dhe të sistemit prokurorial.




Gjithnjë sipas njoftimit, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqri Syla, është shprehur i kënaqur me vendosjen e prokurorisë ne objektin e ri, si dhe me ardhjen e prokurorëve të rinj serbë. “Për të gjithë ne ardhja e prokurorëve të rinj ka qenë e mirëseardhur, si dhe janë mirëpritur nga gjithë ne në mënyrën më të mirë të mundshme.
Çdo ditë e më shumë po dëshmohet se ne jemi të gatshëm për bashkëpunim”, është shprehur kryeprokurori Syla.


Ndërkaq, kryeprokurori i EULEX-it, Claudio Palla, ka deklaruar se beson tek prokurorët e kësaj Prokurorie që do t’ia dalin në punët dhe obligimet e tyre.

“Unë kam konsideruar se është shumë me rendësi për t’iu takuar juve së bashku me kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi, që t’iu sigurojmë mbështetjen institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe misionit të bashkimit evropian EULE”, ka thënë kryeprokuror Palla.