VV-ja do t’i çojë në burg klanet që i dënuan aktivistët e saj

VV-ja do t’i çojë në burg klanet që i dënuan aktivistët e saj

17 nëntor 2017 15:02

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj në konferencën e jashtëzakonshme të partisë së tij ndaj dënimit të katër aktivistëve me 21 vjet burgim, ka thënë se VV-ja do ta çojë në burg klanin Pronto dhe siç e ka quajtur klanin e dorëzimit me në krye Isa Mustafën.

Në konferencën që e mbajti së bashku me kryetarin e VV-së, Visar Ymeri, Molliqaj ka thënë se dënimi i Frashër Krasniqit, Atdhe Arifit, Egzon Halitit dhe Adea Batushës, është sulm ndaj Vetëvendosjes, transmeton Koha.net.

“Përgjigja ka me qenë ndryshe. Unë ju betohem që në emër të Vetëvendosjes që klani Pronto në krye me Kadri Veselin dhe klani i dorëzimit me krye me Isa Mustafën që po i fërkon duart, që janë bërë gati ta sulmojnë VV-në nuk kanë me arrit. Në burg do të shkojnë këto plane. Edhe klani Pronto dhe klani i duarve të fërkimit. Kjo është mënyra e drejt. Me këta njerëz nuk ka drejtësi. Me këta njerëz nuk ka demokraci”, ka thënë Molliqaj.

Kryetari i VV-së, Ymeri, ka thënë se dënimi me burgim i katër aktivistëve është vendim që synon dëmtimin e Vetëvendosjes dhe sipas tij, këtë e ka bërë pushteti.

“Sot dy ditë para balotazhit tregon se synim ka qenë dëmtimi i VV-së, kjo tregon se vendimi nuk është i drejt dhe është politik. Ky vendim tregon se sa shumë është kapur shteti i Kosovës”, ka thënë Ymeri.

“Lufta politike kundër VV-së që po zhvillohet nga pushteti nën petkun e gjyqësorit është luftë që do t’i përgjigjemi me mobilizim politik. Më e afërta është ajo e 19 nëntorit”, ka thënë veç të tjerash ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

ali pashe tepelena20/11/2017 09:18

paramendoni kur nje matrapaz katunar hon e don (hashim thacoviq) me hajdut e tij et TDK thote per miqte tane qe na cliruan , cka do te ben me kosovaret e mjere athere?

Shto koment

Të ngjashme