Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Kosovë gjatë 4 ditëve të ardhshme do të ketë edhe borë

Në fundjavë janë rritur mundësitë për një tjetër depërtim të të ftohtit nga Arktiku, që mund të sjellë reshje të borës edhe në Kosovë.

Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale nga 3C deri në 4C, e maksimale nga 5C deri në 8C, e në fillim të javës së ardhshme do të zbresin tutje deri në 4C, e minimalet edhe deri në -2C.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët, kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu.

Ditën e diel, me kalimin e frontit të ftohtë nga veriu, reshjet e shiut do të përzihen edhe me borë, e vonë gjatë natës priten reshje bore, që në orët e para të ditës së hënë do të pushojnë.