Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Delawie: Arsimi ndërkombëtar hap dyert për të rinjtë e Kosovës

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i cili vizitoi Panairin e tretë vjetor të Alumnive të Kolegjeve, që organizohet nga Qendra Këshilluese Amerikane, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Edukimit tha se edukimi ndërkombëtar, hap dyert për të rinjtë e Kosovës.

Delawie ka thënë se është i lumtur që në këtë panair sheh shumë të rinj kosovar, të cilët janë të interesuar për të studiuar në SHBA. Sipas tij aktivitetet e kësaj jave, janë një mundësi për të rinjtë kosovar, për të mësuar më shumë rreth mundësive për të studiuar në SHBA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dua të inkurajoj çdo student dhe nxënës që ka ëndërr studimin në SHBA, që të shfrytëzojë burimet e mëdha të ofruara shumë prej tyre falas në ‘American Advices Centre’. Arsimi ndërkombëtar hap dyert për rinjtë e Kosovës. Ai i lidh ata studentë dhe nxënës nga e gjithë bota dhe ua lejon atyre që të zhvillojnë perspektive globale, gjë që iu nevojitet për trajtimin e sfidave komplekse. Dhe kur studentët kthehen në Kosovë, rritja e pavarësisë dhe aftësive e të menduarit kritik, i ndihmon ata që të bëhen udhëheqës në komunitetin e tyre. Vitin e kaluar rreth 250 qytetar të Kosovës janë duke studiuar në SHBA. American Advices Centre dhe Ambasada e SHBA-së, janë këtu për t’iu ndihmuar dhe të bashkohemi në radhën e tyre”, tha Delawie, raporton KP.

Njomza Mehmeti, studente e vitit të parë e gjuhës angleze, kishte ardhur për të parë mundësitë, për të studiuar në ndonjërin nga universitetet e SHBA-ve. Ajo thotë se po t’i jepet mundësia me shumë dëshirë do të shkonte në SHBA për të studiuar.

“Nëse do të më kishte ardhur mundësia do të shkoja dhe në Amerikë të studioja, sepse dihet që Amerika është vend i mundësive. Mirëpo duhet shumë punë edhe studime për të arritur atë që dëshironi. Ato kanë më shumë perspektive dhe mundësi punësimi”, tha ajo.

Ndërsa Driton Shala, i cili kishte kryer master për menaxhim të burimeve njerëzore, në kolegjin “Yvroche” në SHBA thotë se sistemi amerikan i arsimit është praktik, i aplikueshëm dhe direkt.

“Jo vetëm pse Amerika është ëndrra e migrimit klasik e tjera. Unë kam pas fatin të edukohem edhe në sistemin evropian, jo vetëm tonin. Diçka që është e krahasueshme. Mendoj që sistemi amerikan i edukimit është praktik, i aplikueshëm dhe direkt. Unë sjella eksperiencën, ndava me disa si për studimet bachelor, universitare po ashtu për master”, tha ai.