Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Limaj propozon Malcolm Simmonsin për dëshmitar, Gjykata e hedh poshtë kërkesën

Fatmir Limaj ka hequr dorë nga dëshmitari që ishte planifikuar sot të dëshmojë në rastin MTPT.

Kjo ka thënë Limaj, për shkak të zhvillimeve të fundit ku kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it tha se misioni ka pasur për qëllim të dobësojë figura politike si Fatmir Limajn.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë për 7 vite kam shpreh shqetësimin tim për akuzat ndaj meje. Kam thënë se këtu ka target politik dhe qëllim politik. Kjo është thënë edhe gjatë rrugës së këtij gjykimi. Deklarata e Simmonsit është e një nga personave më të rëndësishëm të misionit. Kjo është shokuese për mua. Prandaj për të vërtetuar këto pohime se hetimet nisen bazuar në qëllime politike, unë propozoj që zotëri Simmons të thirret dëshmitar në këtë rast”, ka thënë Limaj para gjykatës, raporton KTV.

Por, paneli e ka hedhur poshtë kërkesën.

“Trupi gjykues ka vendosur ta hedh poshtë kërkesën e mbrojtjes, bazuar në nenin 258 të KPPRK-së”, ka thënë Maria Tuma, kryetare e trupit gjykues.

Limaj dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar e keqpërdorim të detyrës në kohës sa lideri i Nisma-s udhëhiqte Ministrinë e Transportit.