Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka njoftuar se ka nënshkruar një udhëzim administrativ, i cili mundëson një transparencë më të madhe të punës së përmbaruesve privatë.
Duke vlerësuar punën e përmbaruesve, Tahiri në një postim në Facebook për këtë, thekson se ky dokument i nënshkruar përcakton kushtet dhe procedurat për aranzhimin dhe mbajtjen e të dhënave personale dhe të biznesit nga përmbaruesit privat, si dhe do të mundësoj nxitjen e transparencës dhe evitimin e informalitetit të mundshëm në këtë profesion, transmeton RTK.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Krahas kushteve që kemi krijuar për profesionet e lira ligjore, me këtë rast edhe për përmbaruesit privatë, po marrim masa për të siguruar llogaridhënien, transparencën dhe përgjegjshmërinë e tyre. Për këtë qëllim, kam nxjerrë Udhëzimin Administrativ për afarizmin dhe të dhënat personale për përmbaruesit privatë. Ky udhëzim administrativ përcakton kushtet dhe procedurat për aranzhimin dhe mbajtjen e të dhënave personale dhe të biznesit nga përmbaruesit privat, si dhe do të mundësojë nxitjen e transparencës dhe evitimin e informalitetit të mundshëm në këtë profesion. Përmbaruesit privatë kanë rol të rëndësishëm në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.”, ka shkruar Tahiri.