Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, mëngjesin e sotëm ka takuar në Strasburg Elmar Brok, deputet i Parlamentit Evropian, ish-kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme.
Pacolli ka njoftuar se me Brok kanë biseduar për situatën në Kosovë dhe nevojën që sa më shpejt të ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët e saj, transmeton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Jashtëm thotë se gjithashtu me Brok, i cili është njëri prej njerëzve kyç të CDU, kanë biseduar edhe për konsolidimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
“Gjermania mbetet partner kyç në rrugën evropiane të vendit tone”, ka theksuar Pacolli.