Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paralajmërim amerikan: Rritet rreziku nga dhuna dhe jostabiliteti në Ballkan

Rreziku nga dhuna e ripërtërirë dhe jostabilitetit politik në Ballkan është në rritje.

Me këtë konstatim nis analiza e ekspertit amerikan Daniel Serwer, drejtor akademik për menaxhim të konfliktit në shkollën për studime të avancuara ndërkombëtare të universitetit “John Hopkins”, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dekada e progresit në pajtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike pas konfliktit, pas intervenimeve të SHBA-së në vitet 1990, ka ngecur dhe tani në disa fusha madje ka kthim prapa”, shkruan Serwer në analizë, e publikuar nga Këshilli për Marrëdhënie të Jashtme, organizatë e renomuar amerikane.

Sipas analizës, marrëveshjet ndërkombëtare që e kanë sjellë paqen në rajonin e Ballkanit, bazuar në parimin se kufijtë ekzistues nuk duhet të lëvizin për të akomoduar dallimet etnike, po zihen dhe mund të zhbëhen me pasoja të padëshiruara edhe për Shtetet e Bashkuara.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.