“Vënia e gurit themeltar të ndërtimit të pikë-kalimit kufitar në Merdarë, është rezultat i dialogut për fqinjësi dhe marrëdhënie të mira që po bën Kosova me shtetin e Serbisë.
Kështu kanë thënë krerët institucional të shtetit gjatë ceremonisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti Hashim Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës kanë qenë dhe mbeten të përkushtuara në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.
Kurse, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënës e ky veprim është një rezultat i drejtpërdrejtë i dialogut.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka thënë se ky pikëkalim fuqizon sovranitetin e Kosovës. Ndërsa, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se nisja e ndërtimit të objektit për IBM-in është dhuratë për ditëlindjen e 9-të të pavarësisë.
Ky pikëkalim është vetëm një nga 6 pikat, të cilat do të ndërtohen mes Kosovës dhe Serbisë.
Objekti, që është financim i Bashkimit Evropian me vlerë 9.42 milionë.