Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria deklarohet për demarkacionin pas reagimit të Ambasadës Amerikane

Me t’u zgjedhur kryeministër Ramush Haradinaj, Ambasada amerikane në Prishtinë e kishte bërë të qartë se mbështet versionin e 2015-s të demarkacionit.

E, kur ishte pyetur për këtë, kryeministri tha se gazetarët nuk po dinë të lexojnë e të kuptojnë drejt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, tani Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka bërë edhe më të qartë deklaratën e saj, duke thënë se është e zhgënjyer me zhvillimet e fundit rreth demarkacionit me Malin e Zi.

Qeveria nuk ka sqaruar se kur do të procedojë tutje demarkacionin. Në një përgjigje me shkrim, qeveria ka thënë kjo do të bëhet pasi të finalizohet raporti i Komisionit të ri për çështjen.

“I kuptojmë shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë për këtë çështje dhe njëkohësisht konsiderojmë se adresimi i demarkacionit, prej nisjes së punës së Qeverisë Haradinaj, është bërë me qëllim të zgjidhjes së kësaj çështjeje”, thuhet në një përgjigje të qeverisë për KTV-në.