Prokurori Kujtim Munishi asnjëherë nuk ka zhvilluar hetime penale për dosjen e manipuluar të shefit të tij, Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.
Për dosjen “Lumezi”, vartësi i tij ka zhvilluar vetëm hetime parapenale, të cilat i ka mbyllur me arsyetimin se nuk ka gjetur prova se ka falsifikim, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHetimi parapenal kishte nisur pikërisht duke u bazuar në përgjegjësitë që ia kishte dhënë Kryeprokurori Lumezi, përmes vendimit të datës 17 qershor 2015, ku prokurori Munishi ishte caktuar në Komision për monitorimin e raportimeve të mediave për rastet e korrupsionit.
Asokohe, Munishi, edhe pse prokuror i shkallës së parë, ushtronte përgjegjësi dhe gëzonte privilegje në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, bazuar në një vendim, i cili ishte në kundërshtim me ligjin.
Në provat e prezantuara të hetimit parapenal për dosjen e shefit të tij, të cilën e ka mbyllur prokurori Munishi, janë edhe dy libra në të cilët figuron se Aleksandër Lumezi ka paraqitur provime dy herë.
Ekipi i Kohavisionit dhe “Betimi për Drejtësi” do të vazhdojnë ditët e ardhshme të sjellin faktet dhe dëshmitë e tjera, të cilat nuk përputhen me vlerësimet dhe vendimin e prokurorit Munishi për mbylljen e këtij hetimi parapenal.