Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri paralajmëron suspendimin nga puna të zyrtarëve publikë me aktakuza

Si pikë e rendit ditës, Qeveria, me propozim të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka diskutuar dhe miratuar koncept-dokumentin për suspendim nga puna të të gjithë zyrtarëve publikë pas ngritjes së aktakuzës.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozova për miratim, Projektligjin për Prokurorin e Shtetit dhe Koncept Dokumentit për Suspendimin e Zyrtarëve Publikë, me miratimin e të cilave, Ministria e Drejtësisë, përmbushë obligimet e fundit në raport me Agjendën për Reforma Evropiane (ERA). Projektligji për Prokurorin e Shtetit, ndër të tjera, do të mundësojë rritjen e efikasitetit në parandalimin dhe luftimin e krimit, për të cilat është kompetente Prokuroria Speciale, duke e fuqizuar dhe mbështetur këtë mekanizëm, për kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive me kompetencë dhe efektivitet”, ka thënë ministri përmes një postimi në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa, sipas tij, miratimi i Koncept Dokumentit për Suspendimin e Zyrtarëve Publikë, ndaj të cilëve ngritën aktakuza për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, “parandalon mundësinë e keqpërdorimit të autoritetit dhe njëkohësisht iu pamundësohet ndikimi në prova, element ky, kyç për të siguruar ndjekje penale të pavarur dhe të suksesshme”.

“Do të vazhdojmë edhe më tutje në realizimin e veprimeve për zbatimin e MSA-së dhe agjendave tjera që ndihmojnë në përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt integrimeve evropiane”, tha ministri Tahiri.

Tahiri ka thënë se janë duke punuar në ndryshimin e Kodit Penal dhe shumë shpejt do të përfundojë.