Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Avokati i Jasharit: Plagosja e Vllasit nuk duhet të klasifikohet si hakmarrje

Emrush Kastrati, thotë se vepra penale e hakmarrjes te rasti i Murat Jasharit, që dyshohet se ka plagosur avokatin Azem Vllasi, nuk ekziston.

Në Interaktiv të KTV-së, Kastrati e ka quajtur gabim të Prokurorisë cilësimin si hakmarrje rastin e Jasharit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është mendim i prokurorit. Por me kompetencë profesionale, i referohem literaturës, absolutisht kjo vepër penale për të cilën prokurori dyshon, nuk ekziston. Nuk ka vepër penale të hakmarrjes. Kurgjo personale nuk ka zoti Jashari me zotin Vllasi”, ka thënë Kastrati. “Nëse prokuroria i është referuar kësaj si hakmarrje, ka gabuar profesionalisht. Hakmarrja është gabim sepse zoti Vllasi nuk ka ndërmarrë veprime individuale në kohën kur ka punuar”.