Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Qeveria do të jetë nikoqire e mirë për kompanitë ndërkombëtare

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Bechtel & Enka, të prirë nga Craig Albert, president për Infrastrukturë dhe Mehmet Tara, president i Enka-s, të cilët e uruan atë për zgjedhjen në krye të ekzekutivit kosovar, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Haradinaj falënderoi mysafirët për punën e mirë që kjo kompani po e bën në Kosovë, duke u premtuar partneritet dhe mbështetje për projektet e ardhshme, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri i Republikës tha se, “Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e mirë për kompanitë ndërkombëtare të cilat operojnë në Kosovë”.