“Shef” është fjala, e cila është përsëritur dhjetëra herë gjatë dëshmisë së Adem Grabovcit, të dhënë të martën në gjykimin kundër ish-ministrit të MTPT-së dhe dikur bashkëpartiakut të tij, Fatmir Limaj, shkruan sot Koha Ditore.
Ai ka mohuar të ketë thirrur dikur Limajn me epitetin “shef”, në kohën kur ka qenë në pozitën e zëvendësministrit, kurse Limaj në pozitën e ministrit të MTPT-së në vitin 2008.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, ka thënë se “shef” mund ta kenë thirrur Limajn plot njerëz të tjerë, për shkak se siç ka thënë ai, kjo fjalë përdoret shpesh ndër shqiptarë.
“..edhe mua më thërrasin shpesh ‘shef‘. E Limajn e kam thirrur gjithë ‘ministër’“, ka thënë Grabovci.
Deputeti i PDK-së ka mohuar gjithashtu të kenë keqpërdorur dhënien e tenderëve për përfitime të PDK-së. Është ballafaquar edhe me disa mesazhe telefonike, të cilat i ka pranuar në vitin 2008.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.