Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pushteti thotë se Kosova u forcua si shtet në këto 9 vjet, opozita lë sallën kur flet Thaçi

Pa seancë solemne e me protesta të opozitës ishte shënuar një vit më herët dita e pavarësisë.

Ndonëse qëndrimet e asnjërës palë nuk kanë ndryshuar, seanca për nderë të 9-vjetorit të shtetësisë sivjet u mbajt e qetë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kur fjalën e mori presidenti i shtetit, deputetët e Nismës e lëshuan sallën.

Presidenti Thaçi ka thënës e 17 Shkurti është ditë e shenjtë duke përmendur të arriturat që Kosova ka shënuar gjatë këtyre 9 vjetëve të shtetësisë.

Sapo fjalën e përfundoi presidenti, në sallë hynë 4 deputetë të Vetëvendosjes si dhe deputetët e Nismës. Ndërkaq kryeministri Isa Mustafa ka thënë se u janë përjetësisht mirënjohës atyre që shkrinë mendjen dhe dhanë jetën për Kosovën.

Kryeministri ka kërkuar që të tejkalohen dallimet e vogla e të dëshmohet se për Kosovën mund të bëhen të gjithë bashkë.

Me një fjalë rasti ligjvënësve u është drejtuar edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i cili ka përkujtuar heronjtë e kombit që në periudha të ndryshme u flijuan për lirinë e Kosovës.

Pas përfundimit të seancës, gazetarëve iu adresua edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai tha se pa praninë e Ramush Haradinajt, kjo ditë ka mungesë të madhe.