Ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzja, ka thënë se Moska nuk pajtohet me shfaqjet optimiste të paraqitura nga ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku.
Ai tha se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës “po stagnon” dhe se sipas tij, ngjarjet në Kosovë kërcënojnë të rrezikojnë gjithë rajonin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Projekti i Republikës së Kosovës në mënyrë të qartë ka dështuar. Nuk është e qartë as kur Gjykata Speciale për krimet e UÇK-së do të fillojë të funksionojë. Këto janë çështje shumë serioze dhe një numër i madh i aktorëve po tenton t’i shtyjë nën tepih”, tha ambasadori rus, raporton KP.
Sipas tij, formimi i ushtrisë së Kosovës është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Rezolutën 1244, sipas së cilës forca ndërkombëtare është forca e vetme e armatosur në Kosovë.
Diplomati rus akuzoi Prishtinën për "sabotimin" e zbatimit të marrëveshjes për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.