Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

13.7 milionë euro për rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka pritur sot në takim një delegacion të Fondit Saudit për Zhvillim (SFD-së) të kryesuar nga Abdullah M. Al-Shoaibi, ku u diskutua lidhur me parapërgatitjen e fillimit të punimeve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë dhe mundësinë e investimeve në sektorin e shëndetësisë.

Gjatë takimit Hamza theksoi rëndësinë e projektit të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë, dhe nevojën për realizimin e projektit në kohë duke siguruar respektimin e afateve kohore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Projekti në fjalë nga Fondi Saudit për Zhvillim kap vlerën prej 13.7 milionë euro, me mundësi të ngritjes së vlerës së financimit për të financuar pjesën e hyrje/daljes në Mitrovicë.

Në këtë takim, gjithashtu u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në përmirësimin e infrastrukturës të sektorit shëndetësor në vlerë prej 20 milionë dollarëve amerikan, ku me këtë rast të dyja palët gjithashtu u dakorduan që të përcaktohen prioritetet nga Ministria e Shëndetësisë, për të mundësuar financimin e një projekti në këtë sektor të rëndësishëm për përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve.