Në mungesë të kuorumit nuk është zhvilluar sot mbledhja e Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, në të cilën do të raportonte ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Në mbledhje kanë munguar anëtarët, tre prej të cilëve janë në balotazh për zgjedhjet lokale, Mimoza Kusari-Lila, Qendron Kastrati dhe Gani Dreshaj, transmeton RTK, sipas të cilës ka munguar edhe anëtari tjetër, Dardan Molliqaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri Lluka ka shprehur interesin të raportojë në ditën e sotme, por u tregua i gatshëm të raportojë kurdo që të mbahet mbledhja e radhës për prioritetet e ministrisë që ai drejton.