Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomacinë Publike Tacan Ildem, tha se një Ballkan stabil është një Evropë stabile.
Ai theksoi se fqinjësia e mirë nuk është luks por parakusht për integrim, duke thënë se NATO po punon me të gjithë për të ruajtur sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIldem tha se NATO i jep rëndësi të madhe dialogut të Kosovës me Serbinë, derisa ka shtuar se organizata më e fuqishme ushtarake që ai përfaqëson, nuk i injoron kërcënimet e çfarëdo lloji, transmeton ksp.
Tacan Ildem këto deklarata i bëri gjatë konferencës ndërkombëtare “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat regjionale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”, e cila po mbahet në Prishtinë.