Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës në partneritet me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, po mbajnë konferencën rajonale të sigurisë “NATO dhe Ballkani Perëndimor".
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe kryeministri Ramush Haradinaj, me këtë rast folën për synimet që ka Kosova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne synojmë të bëhemi pjesë e Aleancës Veriatlantike. Ne besojmë në FSK. E falënderojmë NATO-n për bashkëpunimin. Presim shumë shpejt që të bëhet transformimi i FSK-së në ushtri. Nuk do të ketë befasi por do ta bëjmë shumë shpejt në ditët në vijim. Kosova është krenare për identitetin e vet”, tha Veseli, raporton KTV.
Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se respekti në Ballkan është i nevojshëm, madje se Kosova meriton të anëtarësohet në NATO.
“Sfidat që ne i veçojmë janë ekstremizmi global, ndikimi i Rusisë në Ballkan dhe kërcënimet kibernetike. Respekti në Ballkan është i nevojshëm. Ne duam dhe meritojmë të anëtarësohemi në NATO. Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet. Synojmë që deri 2020 të arrijmë anëtarësimin në NATO. Themelimi i FSK-së e ndihmon këtë proces dhe ofron siguri për të gjithë qytetarët”, tha ai.