Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sindikalistët hyjnë në grevë

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se ka organizuar grevë në vendet e punës.

Sipas tyre, edhe pas shumë protestave të organizuara, kërkesat e tyre nuk janë realizuar, pra rritja e pagave për 100 euro për të gjithë punëmarrësit e KEK-ut, të cilat janë propozuar edhe nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Kryeministri i vendit në fushatën qendrore zgjedhore me 02-06-2017, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sindikalistët thonë se qëllimi tjetër është zbatimi i Marrëveshjes kolektive-negociimi i Marrëveshjes Sektoriale. Dhe në fund, për shkak të shpenzimit të rezervave të qymyrit, SR –KEK, kërkon kompensim në të holla nga 300 euro për çdo punëmarrës.

Greva mbahet në të gjitha divizionet e KEK-ut – Kosovën “B”, nga ora 12 deri në orën 13.