Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Telashet e studentëve të anglishtes me ndryshimet e programeve

Ndryshimet e programeve të studimeve themelore iu kanë hapur telashe studentëve, të cilët janë regjistruar me program të vjetër, raporton KTV.

Një rast i tillë është edhe me një grup të studentëve të Departamentit të Gjuhës Angleze, të cilët nuk po mund të gjejnë punë, pasi me program të vjetër i kanë pasur 180 kredi, ndërsa secili konkurs për mësimdhënie hapet sipas programit të ri të studimeve, ku kërkohen 240 kredi. Rektorati thotë se do ta analizojë këtë çështje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prej vitit 2013 është marrë vendim që disa degë në Fakultetin e Filologjisë të kenë katër vjet të studimeve themelore.

Por një grup i studentëve të Departamentit të Gjuhës Angleze, që kanë filluar studimet me program të vjetër trevjeçar, në rektoratin e UP-së janë interesuar të dinë se pse nuk po u lejohet të hyjnë në provimet e vitit të katërt, ani pse sipas aktvendimit të lëshuar nga fakulteti, u lejohet vazhdimi i studimeve edhe për 1 vit, me çka edhe plotësojnë normën e kredive.

Këta studentë janë shprehur se edhe për të konkurruar në pozita të mësimdhënies po ua kërkojnë 240 kredi, sipas planprogramit të ri, dhe askund nuk po mund të gjejnë punë me 180 kreditë, sa i kanë marrë me 3 vjet të studimeve.

Pas një kohë pritjeje, studentët kanë treguar se janë takuar me prorektoren për zhvillim të cilësisë, Teuta Pustina Krasniqi.

Krasniqi ka sqaruar për KTV-në se në takim kanë diskutuar për këtë çështje dhe pritet t’i shkruajnë komisionit për Çështje të Programeve dhe më pas të kalohet në mbledhje të Senatit, sipas propozimeve të këtij komisioni.