Shpejtim Bulliqi është rikthyer në Kuvendin e Kosovës, por tash si kryetar i Komisionit për Shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, përballë ish -kolegëve të tij deputetë në Komisionin për Integrime.
Aty Bulliqi kishte ardhur me shumë dokumente e harta si fakte derisa bashkë me anëtarë të tjerë të Komisionit ka raportuar mbi tri orë e gjysmë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTha se Komisioni i kaluar, në krye me Murat Mehën, e ka ditur shumë mirë se Kosova po humb territor.
Sipas tij, ish-kryetari i Komisionit, Murat Meha, i ka tejkaluar kompetencat e veta, sepse ka qenë i themeluar për demarkim dhe ka bërë vijë të re kufitare.
Bulliqi tha se së shpejti raportin për gjetjet e tyre do t’ia dorëzojnë Qeverisë, ndërkohë deputetëve u ka kërkuar durim.
“Kontrolli efektiv do të zbardhë në fund se i kujt ka qenë ai territor, kush ka investuar atje Kosova apo Mali i Zi?”, tha Bulliqi.
Por, për PDK-në e LDK-në, Komisioni i ri nuk ka sjellë fare fakte dhe ka përsëritur gjëra të dëgjuara tashmë.
Madje, me këtë të fundit, pati përplasje anëtari i Komisionit shtetëror Zejnullah Gruda, derisa anëtari tjetër, Florim Isufi, tha se sikur ta kishte student do ta largonte nga ora.
Deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili, faktet e Komisionit të ri i ka quajtur qesharake, derisa ka thënë se po bëhet lojë me opinionin.
Por, kryetari Bulliqi, duke u munduar t’i bindë deputetët për fakte, u përplas me Xhelilin.
Pavarësisht zhurmës në Komision, kjo nuk e pengoi deputetin Nait Hasani që të kotej për disa minuta.
Kryetari i Komisionit, Shpejtim Bulliqi, ka treguar edhe për problemet që i kanë hasur si Komision brenda vetë institucioneve, derisa ka siguruar se raportin përfundimtar do ta dorëzojnë deri në fund të këtij viti.