Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bllokohen 1.4 ton vaj që ambalazhohej në kushte të papërshtatshme

Rreth 1.4 ton vaj ulliri dhe misri, që ambalazhohej në një bodrum në kushte të papërshtatshme, janë bllokuar sot nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Korçë.

Inspektorët e AKU, bashkë me efektivët e Antikrimit Ekonomik, inspektuan subjektin e prodhimit të vajit në Lagjen Nr.10 të Korçës, i cili rezultoi edhe me një sërë mangësish ligjore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nga inspektimi rezultoi se, subjekti operonte në një ambient (garazh) me kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme për ushtrimin e një aktiviteti të tillë. Ndërkohë, produkteve të tij, vaj misri dhe vaj ulliri, iu mungonte sistemi i gjurmueshmërisë, si dhe miratimi i etiketave. Ndërkohë që subjekti në fjalë nuk kishte licencë për prodhim, ambalazhim dhe tregtim të produkteve ushqimore, por ishte i regjistruar si person fizik në QKR. Në këto kushte, inskeptorët e AKU bllokuan një sasi prej 1381 litrash vaj”, thuhet në njoftimin e AKU-së, përcjell ksp.

Nga ana tjetër, sipas AKU-së për sasitë e bllokuara u morën mostra dhe u dërguan për analizë në ISUV, ndërkohë subjekti u gjobit me 800.000 lekë dhe u bllokua në mënyrë të menjëhershme.