Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Shoqatës së malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq.
Haradinaj vlerësoi lart “marrëdhëniet e shkëlqyeshme” ndërmjet shqiptarëve dhe malazezëve si dhe marrëdhëniet ndërmjet dyja shteteve, Kosovës dhe asaj të Malit të Zi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri dhe kryetari i Shoqatës së malazezëve të Kosovës Vujiçiq kanë biseduar për nevojën e avancimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dyja vendeve.
Slobodan Vujiçiq ka riinicuar idenë e zbatimit të strategjisë për integrimin dhe afirmimin e malazezëve në Kosovë.
Gjithashtu u theksua nevoja për hapjen e një qendre për malazezët që jetojnë në Republikën e Kosovës.
Kryeministri Haradinaj i dha mbështetje afirmimit të mëtejshëm të vlerave të popullit malazezë që jeton në Kosovë.