Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka njoftuar se ka proceduar në Qeveri Projektligji për Prokurorin e Shtetit dhe koncept- dokumentin për suspendimin e zyrtarëve publikë, ndaj të cilëve ngrihen aktakuza për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ai ka shkruar në Facebook se me këto dy pika, ministria përmbush të gjitha obligimet ndaj Agjendës së Reformave Evropiane (ERA).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do ta fuqizojnë edhe më shumë integritetin e institucioneve tona në luftën e pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Me miratimin e këtyre akteve, ne do të kemi një politikë të konsoliduar shtetërore që përçon mesazhin e qartë se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë, pa përjashtim, do të jenë subjekt i tij”, ka shkruar ai në Facebook.