Ditë më parë një grup punëtorësh nga komunat e Kosovës së bashku me përfaqësues të shoqatave dhe organizatave të cilat veprojnë në Kosovë, të shoqëruar edhe me përfaqësuesit e organizatës “Malasi”, nga Malisheva ,”Preda Plus Kosovë” dhe me përfaqësues të organizatës “Arbeiter Samariter Bund -ASB”, të cilët në fakt ishin edhe organizatorët kryesorë të këtij udhëtimi , kanë vizituar vendet të ndryshme të Maqedonisë, me ç'rast janë njoftuar nga afër me kulturat e tyre .
Gjatë qëndrimit në Maqedoni, pjesëmarrësit u informuan më gjerësisht me ecurinë dhe punën që bëjnë institucionet komunale dhe të tjera, si dhe bizneset afariste në Maqedoni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç kësaj, u krijuan raporte të mira dhe rrjete të reja bashkëpunimi.
Po ashtu, pjesëmarrësit në këtë vizitë studimore fituan eksperiencë pozitive nga fusha e funksionimit të institucioneve dhe bizneseve në Maqedoni, si dhe krijuan raporte të mira që do të kontribuojnë në zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Vlen të theksohet se nuk është përjashtuar mundësia që vizita të tilla të mbahen edhe në Kosovë.