Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Klasa politike shqiptare, vjedhacakë deri në shitje territoresh

Spartak Ngjela

Turp i madh: Grekët deklarojnë se kanë dashur të pushtojnë territor shqiptar me marrëveshje të shitur. Është fjala për Marrëveshjen e detit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo është klasa politike shqiptare: vjedhacake deri në shitje territoresh.

Gjithmonë kështu, që nga Esad Toptani e deri sot.

Fatkeqësia e madhe e këtij vendi në mbi njëqind vjet.

Por tani të gjithë janë drejt fundit.

Fuqitë e mëdha që na kanë gjymtuar duke na quajtur osmanë janë tani të bashkuar me idenë austrohungareze që vetëm shqiptarët janë perëndimorët siu generis në Ballkanin Perëndimor.

Madje në të gjithë Ballkanin: se edhe kroatët në 60 për qind të tyre janë në një prejardhje me shqiptarët.

Erdhi koha që shqiptarët të vendosin të drejtat e tyre.

Janë fuqitë e mëdha, Uashingtoni dhe Berlini – USA dhe BE, që janë të sigurt se në këtë politikë globale shqiptarët janë avanguarda perëndimore në Ballkanin Perëndimor.

Ky është sekreti i kësaj kohe.

Por ende shqiptarët kanë dhe një betejë: antikorrupsionin.

Kjo është beteja për të hyrë në Perëndim juridikisht.

Në mars fillon shqiptarizmi real. Këta që bëjnë lloqe me njëri-tjetrin do dorëzojnë gjithçka e do të ikin me turp.

Këtë po presin shqiptarët, dhe politika amerikane ua ka premtuar.

Mos harroni dhe këtë: edhe detin e grabitur nga grekët me anë të tradhtisë shqiptare, forca e politikës amerikane na i ka kthyer.

Edhe diçka: bashkimin e trojeve shqiptare po e kërkon historia (marrë nga Shqip).