Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) nuk planifikon që krahas aplikimit të mësimit tërëditor të rrisë edhe numrin e mësimdhënësve, ashtu siç është duke kërkuar Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).
Për MASHT-in, numri i mësimdhënësve të punësuar aktualisht është i mjaftueshëm dhe në shkollat që i plotësojnë kushtet nga viti i ardhshëm aplikimi i mësimit tërëditor mund të realizohet pa problem, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor SBASHK-u është zotuar se do t’u kërkojë të gjithë mësimdhënësve që të mos mbajnë mësimin tërëditor siç ka planifikuar MASHT-i.
Për Sindikatën, numri prej mbi 23 mijë mësimdhënësve të punësuar në arsimin parauniversitar është i pamjaftueshëm dhe për këtë kërkon të punësohen edhe mbi 6 mijë mësimdhënës të tjerë.
Ditë më parë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka prezantuar projektin për ndërtimin e 142 objekteve të reja shkollore, 85 anekseve dhe 218 sallave të sportit në gjithë Kosovën për të filluar mësimi tërëditor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.