Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Në gjyqësinë në veri më s’ka vend politika”

Nga shkurti i vitit 2015 kur është arritur marrëveshja e parë drejtësinë në Bruksel, gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë dhe serbë në veri kanë punuar në sisteme të ndara deri para dy javëve kur gjyqtarët dhe prokurorët serbë pranuan të dekretohen para presidentit të Kosovës më 24 tetor.

Pas kësaj ata punojnë në objekte të përbashkëta, pa probleme duke respektuar ligjet e Kosovës, raporton RTV21.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqëri Syla, është shprehur i kënaqur i kënaqur me punën e stafit të shtuar nga komuniteti serb.

“Edhe pse marrëveshja ka qenë politike, pas implementimit të saj konsideroj se politika duhet t’i mbajë duart larg nga gjyqtarët dhe prokuroria. Tani duhet të vijnë në shprehje profesionalizmi qoftë te prokurorët e integruar, qoftë te ata vendorë. Më e rëndësishme është që qytetarët do të kenë qasje në drejtësi. Punëtorët në vendet e tyre të punës dhe sigurisht nuk do të ketë më zvarritje të procedurave”, ka thënë ai.

Edhe punëtorët e prokurorisë themelore në Mitrovicë thonë se nuk po kanë asnjë problem me kolegët e rinj.