Ndonëse u garantohet me ligj, fëmijët me nevoja të veçanta nuk po e gëzojnë plotësisht dhe pa pengesa të drejtën në arsimin gjithëpërfshirës.
Plani organizativ, të cilin Ministria e Arsimit e kishte vendosur në vitin 2009, ua mundëson atyre një mësues ndihmës, por deri tash nuk ua ka siguruar as Ministria e Arsimit e as komunat, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrindërit po i vetëfinancojnë disa asistentë për t’u kujdesur për mësimin e fëmijëve të tyre në shkolla.
Njëjtë kanë vepruar edhe prindërit e 12 vjeçares Elita Beshiri, e cila vijon mësimin e rregullt në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë.
Nëna e Elitës, thotë se institucionet po e shkelin ligjin të cilin e kanë miratuar vetë, duke mos i siguruar mësues-mbështetës në shkollë.
Ankesa në këtë drejtim ka edhe qendra e fëmijëve me Sindromën Down.
Udhëheqësja e divizionit të fëmijëve me nevoja të veçanta në Ministrinë e Arsimit Lulavere Behluli, ka thënë se Ministria e Arsimit nuk merret me pagesat e mësuesve mbështetës, por vetëm i harton politikat mësimore.