Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pjesa dërmuese e komunave dhe ministrive janë mbushur me borxhe

Pjesa dërmuese e komunave dhe ministrive janë mbushur me obligime financiare.

Në raportin 9-mujor për shpenzimet që kaloi pak kohë më parë nga ekzekutivi dhe që e ka siguruar KTV-ja shihen një numër problemesh me të cilat dy nivelet qeverisëse po përballen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rritjen më të lartë në shpenzimet kapitale e kanë shënuar ato në infrastrukturën rrugore, që arritën në 62.92 milionë euro, ose 43% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Rritje të shpenzimeve ka edhe në paga, mallra dhe shërbime, pastaj në shpenzime komunale, transfere sociale dhe subvencione.

Në nivelin qendror me më së shumti obligime të mbetura pa u paguar është Ministria e Infrastrukturës, e përcjellë nga ajo e FSK-së dhe e Punëve të Brendshme.

Ndërsa, në atë lokal prin Komuna e Prizrenit me 3.4 milionë, e përcjellë nga Podujeva dhe Suhareka.