Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me përfaqësues të vreshtarëve dhe verëtarëve të Kosovës.
Delegacioni i përbërë nga Ismet Haxhimurati, kryetar i Shoqatës, Fejzullah Berisha, nënkryetar, nga menaxherët Nevzat Haxhijaha, Hamëz Rama dhe Ylber Bajraktari, Avdi Gecaj, pronar i “Stone Castle”, diskutuan me Haradinajn për sfidat dhe sukseset e kësaj fushëveprimtarie që në Kosovë është kulturë me traditë shekullore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj tha se qeveria që ai drejton “është partner i prodhuesit vendor të cilin nuk do ta lërë të vetëm në asnjë rrethanë dhe në këtë kontekst do të përshpejtojë hapat, duke mundësuar që edhe vreshtarët e verëtarët kosovarë të pushtojnë tregjet e jashtme”.
Në anën tjetër përfaqësuesit e vreshtarëve dhe verëtarëve kërkuan që të krijohen lehtësira për tejkalimin e problemeve me të cilat përballen në eksport, në mënyrë që të mund të jenë konkurrentë në tregun e jashtëm.