Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BSPK kërkon nga Haradinaj mbikëqyrje më efikase në zbatimin të Ligjit të Punës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini dhe nënkryetarin Atdhe Hykolli.

Sipas njoftimit të kryeministrisë, “ata e përgëzuan kryeministrin Haradinaj për instalimin e një dinamike të re të punës si dhe për fokusim në logjikën e zbatimit të vendimeve”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njoftim theksohet se “Haradinaj është zotuar se do të sigurohet një dialog i vazhdueshëm dhe një bashkëpunim afatgjatë i qeverisë me BSPK-në, si njëra prej shtyllave të rëndësishme të vendit për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre, me qëllim të përmirësimit të pozitës së tyre në Kosovë”.

Përfaqësuesit e BSPK-së kërkuan nga Qeveria që të gjendet një objekt i përshtatshëm për punën e këtij institucioni si dhe rritjen e efikasitetit në mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit të Punës.