“Rehabilitimi i kriminelëve” nga shteti serb është kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”.
Në shkrimin me të njëjtin titull, lexoni për mohimin e krimeve, lartësimin e trajtimin heronj të kriminelëve të luftës dhe futjen e përgjegjësve për vrasjen e 15 mijë njerëzve si shembuj frymëzues në kurrikulat e Akademisë Ushtarake, nga shteti fqinj - që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomenti i Agron Bajramit, për temën e së dielës, flet për krenarinë e gjeneralëve serbë për vrasjen e civilëve shqiptarë dhe shmangien e kësaj teme nga Kosova.
Në intervistë, hulumtuesi i “Human Rights Watch”, Fred Abrahams, flet për të qenët dëshmitarë në gjykimin kundër Millosheviqit dhe tregon se pse nuk mund të ketë pajtim pa adresimin e plotë të krimeve të luftës.
Rubrika Reportazh sjell “Kodrën fatale e të harruar” në mes Podujevës e Mitrovicës.
“Rrobaqepëset e NASA-s” dhe “Dasmat e inskenuara të Argjentinës” janë dy nga shkrimet që zënë vend në faqet e botës.
Akronimet për Rokun, Arkitekturën, Humanizmin, Dijen, Trashëgiminë, Aktivizimin e Politikën, janë 7 shkronjat e arkitektes Florina Jerliu.
“Kolonizimi grek i Çamërisë” është fejtoni i shtatë i Miranda Vickers për çështjen çame.
Nga Ibrahim Rugova deri te Bill Clinton, Kosovarçe sjell “Hotelin e burrështetasve”.
Në faqet e kulturës vijnë shkrimet për “artistin pa estetike përballë përditshmërisë” dhe “piktorja e lojës me hapësirën”.
Nga Peja, “Monument” sjell “Kompleksin e Mullirit të Haxhi Zekës” - si simbol të namit e pasurisë.
Në mesin e shumë shkrimeve interesante nga sporti mund të lexoni për vendosmërinë e Flakës së pishinave për të garuar në Tokio dhe lojtarin e tri përfaqësueseve e shumë pozitave në fushë.
Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.