Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dënuar sulmin e sotëm ndaj gazetarit të Kallxo.com, Taulant Osmani.
“E dënoj sulmin ndaj gazetarit të Kallxo.com, Taulant Osmani, i cili ndodhi sot në Gjilan përderisa po e mbulonte një protestë. Ky është një akt i papranueshëm dhe kërkoj nga organet e drejtësisë që ta zbardhin rastin”, ka thënë Haziri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazetari i kallxo.com Taulant Osmani u sulmua dhe u kërcënua sot, derisa po e ndiqte një protestë të shoqërisë civile në Gjilan kundër zhvendosjes së shtatores gjysmëshekullore të këtij qyteti.
Rastin e ka dënuar edhe AGK, e cila ka kërkuar nga institucionet relevante që të hetojnë sa më shpejt këtë rast.