Demarkacioni e Asociacioni nuk janë tema që ngjallin interes tek të rinjtë e vendit, raporton KTV.
Fokusi i tyre mbetet te papunësia, zhvillimi ekonomik si dhe shëndetësia. Kështu konstaton një sondazh i realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, sipas të cilit, të rinjtë anëtarësohen nëpër parti vetëm për të gjetur një vend pune.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPyetjet që të rinjtë ua drejtojnë përfaqësuesve politikë kryesisht janë të fokusuara në transparencën, komunikimin me qytetarë, premtimet që ata u kanë dhënë qytetarëve, por edhe për çështje arsimore.
Përfaqësuesit politikë kryesisht thotë se ka nevojë ende të punohet në sferat ku ka probleme. Studentët kryesisht u interesuan se sa përfillen kërkesat e qytetarëve të paraqitura në debatet publike.
Por panelistët krejt çka kanë mundur të thonë është se takohen shpesh me qytetarët, por jo edhe nëse i përfillin kërkesat a tyre.