Të pashmangshme i konsideron zgjedhjet e parakohshme deputeti i PDK-së, Nait Hasani, raporton KTV.
Ai, në Interaktiv, tha se ka një afërsi me AAK-në dhe se ka kërkuar që të ketë koalicion me këtë parti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe AAK-ja është për zgjedhje të parakohshme dhe thotë se është e hapur për koalicion, qoftë edhe me PDK-në, por vetëm pas rezultatit zgjedhor.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, thotë se AAK-ja është e hapur për koalicion me çdo parti, përfshi edhe PDK-në.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka disa muaj që ka filluar takimet në tërë Kosovën, siç ka thënë, për të hartuar platformën qeverisëse të PDK-së. Sot ka bashkëbiseduar me vreshtarët e Rahovecit.