Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krejt çfarë ndodhi sot gjatë dëshmimit të Adem Grabovcit

Deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, të martën është paraqitur në Gjykatë. Por, para trupit gjykues, ai ka ardhur si dëshmitar i Prokurorisë në rastin MTPT ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve, raporton KTV.

Pyetjet Grabovcit i janë bërë për kohën sa ai ka qenë zëvendësministër i Transportit. Në shumicën e pyetjeve ka sugjeruar prokurorinë e EULEX-it që të shikojë ligjin, sepse ka thënë se krejt çka ata kanë bërë është e bazuar në ligj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Grabovci nuk ka pranuar se ka ofruar ndonjë favor nga MTPT në shkëmbim të përfitimeve për PDK-në.

Prokurori e ka ballafaquar me mesazhet telefonike të cilat i kishte pranuar ai, e që tregonin se si familjet kosovare premtonin anëtarësim në PDK nëse u shtroheshin rrugët me asfalt.

Dëshminë e tij, ish-shefi i GP të PDK-së do ta vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Fatmir Limaj, ish-ministër i Transportit, akuzohet për krim të organizuar dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas aktakuzës, keqpërdorimet ishin bërë me tenderë për ndërtim rrugësh.