Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takime të ndara drejtorin e përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri dhe Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani.
Ata e informuan kryeministrin Haradinaj me të arriturat por edhe me sfidat dhe problemet me të cilat përballen këto dy institucione të pavarura shtetërore, duke theksuar përkushtimin e tyre për t’i kryer të gjitha detyrat me të cilat i obligon ligji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri Haradinaj vlerësoi punën e rëndësishme që bëjnë këto dy institucione, duke theksuar gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë për ta ruajtur pavarësinë nga politika të këtyre institucioneve vitale të shtetit edhe në të ardhmen.