Aleksandër Lumezi nuk mund të hetohet nga departamenti për Krime të Rënda, i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Kjo, pasi pozita e tij hyn në kuadër të pozitave që janë përcaktuar si profil i lartë.
Gjatë hulumtimit, me gjithë kërkesat e shumta, zyrtarët e Prokurorisë së Shtetit nuk kanë kthyer asnjëherë përgjigje se përse Prokuroria Themelore, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda është duke hetuar rastin e dosjes së Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo dëshmon se hetimet e zhvilluara për dosjen e Kryeprokurorit Lumezi janë zhvilluar nga një Prokurori, e cila nuk ka kompetenca ta hetojë Kryeprokurorin dhe rrjedhimisht në këto hetime Kryeprokurori Lumezi nuk ka qenë asnjëherë subjekt i hetimit, por kanë qenë persona të tjerë.
Hetimet për dyshimet e falsifikimit të dosjes së provimit të jurisprudencës zhvillohen nga prokurori Kujtim Munishi.