Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot drejtorin e Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope.
Kryeministri Haradinaj shprehu mirënjohje për përkrahjen dhe angazhimin e USAID-it në Kosovë, duke theksuar përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë veçanti, kryeministri Haradinaj e falënderoi Hope për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të USAID-it drejt rritjes dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë, dhe krijimin e një ambienti sa më të mirë për të bërit biznes, si rezultat i të cilit Kosova shënoi progres duke u renditur në pozitën e 40-të, sipas Raportit të Bankës Botërore për të Bërit Biznes 2018.
Gjatë takimit, Haradinaj e njoftoi Hope për përkushtimin e qeverisë në zbatimin e prioriteteve, në veçanti për zhvillimin ekonomik, duke kërkuar përkrahjen e mëtejme të USAID-it në realizimin e këtyre prioriteteve.
Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, vlerësoi të arriturat e deritashme, duke shprehur gatishmërinë e USAID-it që të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në proceset e mëtejme zhvillimore.