Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, ambasadori Anton Berisha, priti në takim, ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Ambasadori italian Sardi e uroi zëvendësministrin Berisha për marrjen e detyrës me përgjegjësi të zëvendësministrit të punëve të jashtme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmbasadori Sardi shprehu gatishmërinë e shtetit italian për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Në takim janë diskutuar proceset SAA, ERA dhe proceset të tjera regjionale.
Zëvendësministri Berisha falënderoi ambasadorin Sardi për urimin, gjithashtu edhe për ndihmën e përkrahjen e vazhdueshme të shtetit italian.
Në takim kishte pajtueshmëri të plotë për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat, në interes të dy shteteve dhe të integrimit të Kosovës në BE.