Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, prit sot në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Giovanni Fungo të cilin e falënderoi për rolin dhe kontributin e madh të misionit të KFOR-it në Kosovë, jo vetëm gjatë udhëheqjes së tij, por që nga viti 1999.
Veseli tha se falë kësaj prezence të NATO-s, Kosova ka arritur të ndërtohet dhe konsolidohet si një vend i sigurt, stabil dhe i pacenueshëm, duke u kthyer madje në një prodhues të stabilitetit rajonal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVeseli shtoi po ashtu se një pjesë e konsiderueshme e meritës për ngritjen e kapaciteteve të plota dhe profesionalizmit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i atribuohet KFOR-it, si një nga mbështetësit kryesor të saj.
Gjenerali Fungo, i cili ka përfunduar detyrën e tij në krye të misionit të KFOR-it në Kosovë, falënderoi kryeparlamentarin Veseli për bashkëpunimin e shkëlqyer që institucionet e Kosovës i kanë ofruar KFOR-t, në funksion të misionit të përbashkët për një krijimin e një mjedisi të sigurt dhe mirëkuptues midis të gjitha komuniteteve.