Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim lamtumirës gjeneralin Giovanni Fungo, komandanti i XXI i KFOR-it në Kosovë, i cili ka përfunduar detyrën e tij.
Presidenti e ka falënderuar gjeneralin Fungo për angazhimin dhe përkushtimin e tij dhe të KFOR-it në ruajtjen dhe sigurimin e paqes në Kosovë e rajon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Falë përkushtimit që KFOR-i ka treguar, sot gëzon besimin më të madh te qytetarët e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Ndërsa, komandanti i deritashëm i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Giovanni Fungo, ka thënë se gjatë këtij viti është krijuar një ambient edhe më i qetë për të gjithë.
Thaçi theksoi se bashkë me KFOR-in dhe miqtë strategjikë të Kosovës është forcuar shumetniciteti, bashkëjetesa dhe toleranca etnike e ndërfetare.