Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lekaj: Do të ndodhin zhvillime pozitive për Kosovën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, i cili së bashku me deputetet Teuta Haxhiu po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Gjermani, janë takuar me deputetin e Parlamentit Evropian Denis Radtke, me kryetarin e Grupit Ekonomik Reiner Jungus dhe me deputetin e CDU-së në Bundestagun Gjerman, Matthias Hauer.

Me ta është biseduar për tema të rëndësishme lidhur me çështjet që u përkasin të dy vendeve, në radhë të parë Kosovës, për të cilat nevojitet ndihma e Parlamentit (Bundestagut) dhe Qeverisë gjermane dhe mbështetja në Parlamentin Evropian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lidhur me këtë, ministri Pal Lekaj tha se interesimi për Kosovën ekziston në të gjitha nivelet qeverisëse të Republikës Federale të Gjermanisë, mirëpo deri tash ka munguar pala kosovare, e cila në disa raste sikur nuk ka shfaqur interesim të mjaftueshëm.

“Në ato biseda delegacioni ynë mori garanca se në partneritet të plotë do të ndodhin zhvillime pozitive për Kosovën dhe për rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO”.

Delegacioni kosovar vazhdon vizitën në Gjermani, ku edhe ditët e ardhshme do të zhvillojë aktivitete të rëndësishme.​