Gazetari nga Koha Ditore, Bekim Kupina ka thënë se votuesit nuk do t’i harrojnë akuzat e Vetëvendosjes karshi Pacollit, aq lehtë sa vetë partitë politike.
Vetëvendosja atë kohë akuzonte Rrahim Pacollin për kartonin e Gjelbër dhe dëmet që po ua shkaktonte diasporës shqiptare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKupina përmend edhe akuzat e kreut të LVV-së, Visar Ymeri dhe shefit të grupit të kuvendarëve në kuvendin komunal të Prishtinës, Ylli Hoxha karshi Behgjet Pacolli për lidhjet e tij me Rusinë.
“Krejt ata votues që do të dalin për ta votuar një kryetar të cilin e mbështet edhe AKR-ja, sigurisht se në mesin e tyre do të ketë ende të tillë që do ta mbajnë mend qasjen e Vetëvendosjes dhe gjithsesi që do të tentojnë ta orientojnë votën diku tjetër për ta zbrazur mllefin kundrejt akuzave që janë bërë nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë ai.