Me shtypjen e këtij butoni ka nisur punën fabrika për prodhimin e vajit ushqimor në Gjilan.
Kjo fabrikë, që është pjesë e kompanisë Fluidi, për fillim do t’i punësojë 40 punëtorë, ndërsa pak kohë më vonë edhe 20 të tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i fabrikës ka thënë t’i kenë investuar 6 milionë euro në ndërtimin e saj me teknologjinë e fundit të prodhimit.
Ky investim bëri bashkë të gjitha partitë politike të vendit e shumë të tjerë nga Lugina e Preshevës.
Të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhet prodhimi vendës, ministri aktual i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë të jenë duke u angazhuar për të ndihmuar rritjen e këtij sektori.
Nga ana tjetër, kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Fluidi me njësitë e veta prodhuese është kampione e kontributit në ekonomi, e sidomos në punësim.
Në vendin tonë para luftës ka funksionuar një fabrikë në Ferizaj që është marrë me prodhimin e vajit ushqimor, por që pas luftës nuk ka punuar më, ndërsa ka disa kompani që po e sjellin në Kosovë vajin e parafinuar dhe të njëjtin po e rafinojnë.