Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

S’dihet kur vazhdojnë bisedimet me Serbinë, kërkohet rezolutë që marrëveshjet të kalojnë fillimisht në Kuvend

Asnjë marrëveshje nuk do të mund të ndodhë në të ardhmen mes Kosovës e Serbisë, pa u diskutuar në Kuvendin e Kosovës. Kjo do të ndodhë nëse në Kuvend do të votohet rezoluta e re për bisedimet, e cila po kërkohet nga deputetët dhe Shoqëria Civile.

Deputetë të Kuvendit të republikës kanë thënë se në rezolutën e re të Kuvendit duhet të specifikohet qartë fillimisht se kush do të udhëheqë dialogun, temat cilat do të diskutohen si dhe të vihet një datë se kur do të përmbyllet ky proces, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Driton Selmanaj, deputet i LDK-së, thotë se duhet të sqarohet qartë se kush ia dha mandatin presidentit që të dialogojë me Vuçiqin, ndërsa duhet t’u bëhet një ekspertizë të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tash.

Ndërsa Faton Topalli, deputet i Vetëvendosjes, thotë se është i domosdoshëm një komision hetimor i Kuvendit që do të merrej me marrëveshjet dhe dëmin që, sipas tij, i kanë sjellë vendit.

Ndërkohë, Jeta Krasniqi nga KDI-ja, thotë se me rezolutë të re duhet të përcaktohet qartë se asnjë marrëveshje nuk do të mund të arrihet në Bruksel me Serbinë pa u diskutuar paraprakisht e njëjta në Kuvend.

Me rezolutën e miratuar në 2012-ën në Kuvend, ishte e autorizuar Qeveria e Kosovës udhëheqëse në këtë proces.

Madje një nga pikat e saj specifikonte që marrëveshjet e arritura me Serbinë të ratifikohen në Kuvend. Sikurse kjo rezolutë, edhe shumë rezoluta të Kuvendit nuk kanë gjetur zbatim.